Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet deri më 6 dhjetor rifillimi i mësimit në Universitetin e Tiranës


Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka vendosur shtyrjen e rifillimit të mësimit deri në datën 6 dhjetor.

Ai e ka bërë njoftimin në Facebook, ku thotë se shkak për këtë është bërë gjendja e rënduar psikologjike pas tërmetit si dhe garantimi i sigurisë teknike të godinave universitare.

‘Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019.’ – shkruan Koni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *