Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen “100 liderët” e protestave në Iran


Irani thotë se ka arrestuar rreth 100 drejtues të protestave kundër rritjes së çmimit të benzinës.

BBC shkruan se ata u identifikuan dhe u arrestuan në pjesë të ndryshme të vendit nga Garda Revolucionare e fuqishme e Iranit.

Njoftimi erdhi pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj ministrit iranian të komunikimit për shkak të kufizimit të qasjes në internet gjatë trazirave.

“Amnesty International” thotë se më shumë se 100 njerëz mbetën të vrarë gjatë protestave në disa qytete.

Por sipas disa raportimeve numri i tyre mund të jetë shumë më i lartë. Zyrtarët iranianë në fillim të kësaj jave konfirmuan vetëm 12 vdekje.

Presidenti iranian pretendon se ka fituar kundër një “komploti të armikut”, duke thënë se prapa protestave qëndronin elementë të mbështetur nga SHBA-ja, Izraeli dhe Arabia Saudite.

Zëdhënësi i gjyqësorit Gholamhossein Esmaili tha për televizionin shtetëror se 100 udhëheqësit e protestës dhe figura të shquara tashmë të arrestuar, ndërsa një numër më i madh protestuesish ishin identifikuar dhe së shpejti do të arrestoheshin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *