Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta reagim zyrtar pas deklaratës së DASH-it


Presidenti Meta ka dhënë një deklaratë lidhur me deklaratën e sotme të DASH-it.

Në reagimin e tij, kreu i shtetit thekson vlerësimin e tij maksimal për deklaratën e Departamentit të Shtetit si dhe përshëndet qëndrimin e dhënë se ‘respektimi i ligjit është mbi të gjitha’.

Në reagimin e Metës theksoh vendosmëria e institucionit që drejton për të bashkëpunuar me DASH-in e SHBA-në për zbatimin e reformës në drejtësi sipas Kushtetutës.

‘Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA. Presidenti Meta përshëndet qëndrimin e DASH se: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e Tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.

Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur.’ – thuhet në reagimin e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *