Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti i Polonisë miraton dy emra të diskutueshëm për në Gjykatën kushtetuese


Parlamenti i Polonisë ka zgjedhur tre gjyqtarë të rinj në Gjykatën Kushtetuese të cilët u propozuan nga partia qeverisëse konservatore, përfshirë dy, ndaj të cilëve opozita e vendit ka pasur kritika të ashpra.

Të emëruesit në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan të enjten vonë, po ngrenë më shumë shqetësime më shumë për gjyqësorin e Polonisë.

Që ata të nisin detyrën pritet ende dekreti i presidentit.

Emri më i diskutueshëm është ai i Stanislaw Piotrowicz, një ish-prokuror i shtetit në epokën komuniste dhe arkitekt i ligjeve i shtyrë nga partia në pushtet ‘Ligj dhe Drejtësi’, për të cilën BE-ja pretendon se gërryen pavarësinë e gjyqësorit, tha ‘AP’. Piotrowicz humbi vendin e tij në parlament në zgjedhjet e tetorit.

Emri tjetër është ai i Krystyna Pawlowicz, një juriste dhe ish-ligjvënëse, retorika radikale e së cilës e detyroi pak kohë më parë partinë ‘Ligj dhe Drejtësi’ të deklaronte se ajo do e linte politikën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *