Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja shtatzënë vritet nga një grup qensh në Francë


Një grua shtatzënë në veri të Francës është vrarë nga një grup qensh në një zonë pyjore, ndërkohë që po shëtiste qenët e saj. Por në zonë po zhvillohej një aktivitet gjueti me një grup tjetër qensh. Trupi i 29-vjeçares, u zbulua në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts nga bashkëshorti i saj, sipas BBC.

Prokurori Frederic Trinh tha se gruaja vdiq pas “kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe në kokë”.

Po kryhen testet mbi 93 qen në përpjekje për të përcaktuar se cili prej tyre ishte përgjegjës për sulmin. Pesë qentë që i përkisnin gruas ishin gjithashtu mes atyre që u testuan.

Policia tha se ata kishin hapur një hetim për vrasje. Sipas prokurorisë, gruaja i telefonoi burrit të saj për t’i thënë se ishte e shqetësuar pasi një grup qensh ishin gati ta sulmonin. Ai më vonë e gjeti trupin e saj, pasi ndoqi klithmat e qenve të saj. Hetuesit kanë zbuluar se në zonë po kryhej një aktivitet gjuetie me një grup tjetër qensh. Grupi po gjuante për drerë, raportoi gazeta lokale Le Courrier Picard.

Brigitte Bardot, e cila është presidente e një fondacioni të mirëqenies së kafshëve, u bëri thirrje autoriteteve franceze që të pezullojnë menjëherë “autorizimin e gjuetisë për këtë sezon”.

Mirëpo Shoqata Franceze e gjuetisë thotë se nuk kishte asnjë provë të “përfshirjes së qenve të gjuetisë në vdekjen e kësaj gruaje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *