Vendosni fjalën kyçe....

Lionel Mesi mposht Brazilin në “klasiken” e Amerikës së Jugut


Një gol i Lionel Mesit, i dha fitoren Argjentinës me rezultatin 0-1, në miqësoren e luksit përballë Brazilit.

Vetëm 3 minuta më pas, ishte radha e Mesit të fitonte një penallti, të cilën e mori përsipër po vetë. “Pleshti” goditi majtas, por Alison ia priti. Gjithsesi, në topin e kthyer, Mesi nuk pati vështirësi ta çojë topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë Argjentina pati raste të tjera për të shënuar, por Alison në disa momente u tregua vendimtar. Më tej, zëvendësimet e shumta bënë që ekipet të ndryshonin nga loja fillestare. Në fund, ishte Argjentina që doli fitimtare falë golit të Mesit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *