Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një person


Një aksident në aksin Lezhë-Shkodër i ka marrë jetën një personi.

Sipas informacioneve të para një makinë është përplasur me një motor.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Balldrenit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *