Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të grabisin bizhuteritë 200 mijë euro të dyshes së Arsenalit, dënohen me burg (Videoja e përleshjes)


Një persona që u përpoq të grabisë futbollistët e Arsenalit, Mesut Özil dhe Sead Kolasinac është burgosur.

Ashley Smith pranoi se po përpiqej të vidhte orë luksoze me vlerë 200,000 euro nga dy lojtarët në Hampstead, në veri-perëndim të Londrës.

Një autor i dytë, Jordan Northover, 26 vjeç, ka pranuar gjithashtu rolin e tij në grabitje.

Smith, 30 vjeç, nga Archway në veri të Londrës, u burgos për 10 vjet kurse Northover do të dënohet në një datë të mëvonshme.

Pamjet e CCTV treguan se Kolasinac u përball me dy grabitësit e armatosur më 25 korrik.

Në një video që qarkullonte në mediat sociale, mbrojtësi 26-vjeçar boshnjak mund të shihej duke luftuar me dy burra me thikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *