Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku i Traumës jep alarmin: Qeveria të shpallë SOS, pas disa vitesh nuk do kemi ku të vizitohemi (VIDEO)


Presidenti i Shoqatës së Traumës, Agron Dogjani, ka folur për largimin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë kryesisht drejt Gjermanisë. Sipas tij, qeveria duhet të shpallë gjendjen SOS dhe të gjejë mënyrat të mbajë mjekët në vend e ata të mos detyrohen të largohen nga Shqipëria.

Pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë, profesor Dogjani tha në një prononcim për mediet:  “Unë lektroj edhe në Universitetin e Mjekësisë dhe një pjesë e studentëve të mi tashmë kanjë emigruar. Nuk do ta shikojmë pasojën sot por në vite. Edhe spitali ynë është prekur. Ne kemi në disa specialistete mungesë të kuadrit mjekësor.

Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS, të gjejë mjetet dhe rrugët që të mbajë këto kontigjente, janë truri i kombit. Mbajeni mend, pas disa vitesh nuk do të kemi ku të vizitohemi”.

Mjeku shtoi se në spitalin e Traumës ka mungesa personeli, ndërkohë që edhe numri i pacientëve ka pësuar dyfishim në krahasim me një vit më parë.

“Ne tashmë kemi mungesë personeli mbi 5 reanimatorë. Tashmë kemi 8-9 reanimatorë që mbulojnë tërë punën voluminoze të gjithë kirurgjisë, të Traumës po ashtu edhe të kirurgjisë së planifikuar.

Shqipëria mban një vend rekord përsa i përket numrit të aksidenteve, si përsa i përket aksidenteve automobilisteke edhe të mënyrave të tjera të traumave. Vetëm në muajin gusht kemi pasur në krahasim me një vit më parë, dyfishim të numrit të traumave apo vdekjet nga trauma.

 Spitali është po ai, popullata është shtuar siç e dimë, aksidentet janë dyfishuar por spitali është po ai. Kapaciteti është po ai. Duhet të kemi më shumë kapacitete akomoduese dhe hospitalizuese, dhe mundësisht një spital më të madh”, janë fjalët e Dogjanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *