Vendosni fjalën kyçe....

Nisin hetimet ndaj Agim Kajmakut


Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës është vënë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme një ditë pasi ajo i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i hiqte mandatin.

Kajmaku po hetohet pasi nuk ka deklaruar arrestimin në Greqi. Ditën e djeshme, Kajmaku publikoi disa dokumente sipas të cilave, gjykata e vendit fqinj e kishte shpallur të pafajshëm, por pavarësisht kësaj ai ka detyrimin ligjor që ta deklaronte arrestimin në formularin e dekriminalizimit.

Ditën e djeshme prokuroria i ktheu përgjigje interesimit të Partisë Demokratike duke pohuar se Agim Kajmaku mbante edhe emrin Jorgo Toto në kohën kur ka punuar në Greqi e ku është arrestuar më pas për qarkullim të monedhave të falsifikuara.