Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Vlorë, policia jep detajet e para (Emri)


Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, ku dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50-vjeçari Stavro Mino, ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *