Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 5 pikat e propozuara nga opozita zgjidhin krizën, Rama t’i zbatojë


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, deklaroi sonte nga studioja e Syri.net, se përgjegjësi i vetëm për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë është kryeministri Rama.

Ai shtoi se vendi po keqqeveriset dhe pasojat po bien mbi kurrizin e të gjithë shqiptarëve. Kryedemokrati tha gjithashtu se opozita kërkon zgjidhjen e krizës së thellë që ka kapur vendin.

“Edi Rama ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe SHBA. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën. Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, tha Basha.

Basha theksoi edhe njëherë se opozita i ka paraqitur propozimet e saj me 5 pika për zgjidhjen e krizës, ndërsa foli edhe për çështjen e reformës zgjedhore dhe gjetjet e OSBE/ODIHR për 30 qershorin.

“PD është e para forcë politike që ka propozuar votën e emigrantëve. 5 pikat janë procesi i reformës zgjedhore. Për herë të 3-të OSBE-ODIHR thotë se legjislacioni është i mjaftueshëm për të zhvilluar zgjedhje të lira. Nuk e ka fajin kodi zgjedhor për dosjen 184, apo dosjen Gjushi. Këto janë çështje të vullnetit politik. Pa vullnet politik sado të forcosh kodin zgjedhor dhe kodin penal, njësoj ndodh.” – Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *