Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur bankieri estonez “i ngatërruar” në skemën e pastrimit të parave


Ish-shefi i Danske Bank në Estoni, Aivar Rehe, u gjet i vdekur të mërkurën pas gati dy ditësh kërkime, konfirmoi policia.

Bankieri 56-vjeçar u largua nga shtëpia e tij në Talin të hënën, duke lënë pas qenin dhe telefonin e tij.

Pas kontrollit të një pylli aty pranë dhe vendeve që ai zakonisht vizitonte, policia nisi kërkimet e bankoerit sërish të mërkurën. Rreth 40 persona, përfshirë vullnetarë, morën pjesë në operacion dhe dronët u përdosën për të mbuluar një zonë më të gjerë.

Trupi i bankierit u gjet në oborrin e shtëpisë së tij, sipas mediave lokale. Raporti pretendon se gjithçka në vendngjarje tregon se ai është vetëvrarë.

Rehe Drejtoi degën estoneze të Danske Bank nga viti 2006 deri në vitin 2015, përfshirë periudhën kur banka ishte në qendër të një skandali të pastrimit të parave prej 200 miliardë eurosh. Megjithatë ai nuk u konsiderua si i dyshuar në skemë.

Banka Qendrore e Estonisë tha se ajo pa më shumë se 1 trilion dollarë flukse parash në mes të viteve 2008 e 2017. Ndërsa rregullatori finannciar nuk i konsideroi transaksionet e dyshimta në atë kohë edhe pse një sasi kaq e madhe e fluksit të parave është mbresëlënëse për një vend të vogël evropian me një prodhim ekonomik prej rreth 25 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *