Vendosni fjalën kyçe....

“Projektligji që grabit pronat e shqiptarëve dhe ia kalon Ramës” – Tabaku


Demokratja Jorida Tabaku ka deklaruar se projektligji i ri që po diskutohet sot në Komisionin e Ekonomisë bëhet për të grabitur pronën private të shqiptarëve dhe për t’i kaluar ato të gjitha në dorë të Ramës.

Tabaku thekson se ky ligj është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën pasi pronat e privatëve dhe ta kalojë atë me një VKM të thjeshtë në shërbim të kryeministrit.

“Korporata e Investimeve: Si Rama do të vendosë për të gjitha pronat publike e private! Sot, në komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH).

Megjithëse drafti që po diskutohet ka disa ndryshime në raport me variantin e parë, këto ndryshime janë të llojit estetik që në thelb nuk ndryshojnë frymën dhe qëllimin e Korporatës, pra kalimin e të gjthë pronave në duart e një njeriu.

Drafti që sot diskutohet në Komision është kundërshti të plotë me Kushtetutën e RSH; Kjo pasi ai kundërshton sigurinë fizike të pronës, qoftë ajo private apo shtetërore.

Korporata është thjesht maska me të cilën Rama vesh fytyrën e vërtetë të ligjit, një krijesë e tij dhe qeverisë për të gllabëruar pronat publike dhe më tej ato private të Shqiptarëve.

Sipas projektligjit qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t’i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj.

Sipas një varianti të Ligjit, do të jenë këto prona që do të jenë kapitali i kësaj korporate në treg.

Megjithëse qeveria ka ndryshuar nenin në lidhje me prokurimet publike sërishmi ajo ka lënë në hije mënyrën se si operohet me to.

Drafti i ri ngre çështjen e Prokurimeve që nuk do të jetë sipas standarteve të ligjeve shqiptare megjithëse pronat publike që do të jepen nga KISH janë publike. Ligji i jep mundësinë KISH që përmes VKM-ve ajo të marrë edhe pronën private të qytetarit të cilin shteti mund ta përllogarisë si gjoja në interes publik.

Kështu pronat në bregdet apo në zona të lakmuara të vendit mund të gllabërohen nga KISH gjoja për interesa publikë për t’iu dhënë disa “investitorëve” të huaj që do të bashkëpunojnë me KISH (pra kryeministrin).

Projektligji për KISH është vazhdimësia e një rruge të nisur me ligjin për investimet strategjike (që ua vjedh pronën pronarëve për t’ua falur gjoja investitorëve), Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës të vitit 2015, ligjet me emrat e biznesmenëve që janë votuar këto 2 vitet e fundit masivisht në parlament.” – shkruan Tabaku në Facebook.