Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për vjedhjen e dy makinave në Tiranë, arrestohet 28 vjeçari


Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vjedhjen e dy automjeteve në kryeqytet.

28-vjeçari, Genc Logu, akuzohet se ka vjedhur dy automjete në Tiranë në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë.

Logu është person me precedentë të mëparshëm penalë ndërsa është dënuar nga gjykata me 4 vjet burg.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, një shtetas i shpallur në kërkim  për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet  burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Genc Logu, 28 vjeç,  banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi  në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos  dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *