Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili paralajmëron revolta popullore pas raportit të OSBE-ODIHR


Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR lidhur me votimet e 30 qershorit, të cilat ngritën dyshime lidhur me legjitimitetin e tyre, ka reaguar Petrit Vasili.

Në një Konferencë të Jashtëzakonshme për Shtyp, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit janë nul. Vasili komenton përfundimet në të cilat ka arritur OSBE-ODIHR, ndërsa shton se qeveria Rama nuk njeh as ligj e as Kushtetutë. Numri dy i LSI-së thotë se në raport del qartë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

“Pak çaste më parë u bë publike se OSBE-ODIHR ika vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës. Në raport flitet më shumë se çdo koment. Nuk pati legjitimitet në zgjedhje.
OSBE vë gishtin mbi pagë. Konstatimet e OSBE thonë se nuk ka pasur liri të qytetarëve për të votuar. OSBE thotë se dekreti i presidentit për 13 tetorin nuk u publikua në Fletoren Zyrtare, edhe pse publikimi i këtij akti është i detyrueshëm me ligj. Të gjithë kopukët e pushtetit nuk njohin as ligj dhe as Kushtetutë. OSBE shprehet gjithashtu se ka pasur zona kur ka pasur një kandidat. Edhe në zgjedhje që kanë qenë veç vetë, kanë numëruar vetë dhe prapë kanë vjedhur”, tha Vasili.

Petrit Vasili akuzoi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si të implikuar në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve farsë.
Vasili theksoi se krimet elektorale kanë mbetur të pazbardhura ndërsa shtoi senë ditët në vazhdim do të ketë protesta.

“OSBE thotë se KQZ i ka vunë vulën kësaj qeverie moniste. KQZ është koka e korruptimit bashkë me qeverinë. KQZ shndërroi vendin në shtet monist. KQZ shtrembëroi ligjin. Votimet moniste-socialiste u vulosën me vulën e turpit Këto vlerësime skandaloze ndodhen në të gjitha vendet e qytetëruara. Shqipëria nuk mund dhe nuk ka për t’u bërë shtet monist. Shqiptarët nuk do ta lejojnë këtë gjë, për shkak të vullnetit të popullit bashkë me opozitën e vendit. Celulat e Rilindjes kanë marrë peng Shqipërinë. Ditët e ardhshme do jenë ditë të një revolte mbarë popullore”, tha numri dy në LSI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *