Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet në SHBA pasaporta e parë Covid-19


New York së shpejti do të prezantojë Excelsior Pass, një kartë e cila vërteton se keni bërë një vaksinë Covid-19 ose keni një test negativ të fundit për të hyrë në veprimtri të ndryshme apo biznese.

“Ngjashëm me një leje udhëtimi të linjave ajrore, individët do të jenë në gjendje ta printojnë ose ta ruajnë atë në smartphone duke përdorur aplikacionin Excelsior Pass Wallet.” – thuhet në njoftimin për shtyp.

Bizneset dhe vendet e tjera do të jenë në gjendje të skanojnë një kod unik për secilën pasaportë dhe të shohin historinë Covid-19 të personit që paraqitet para tyre.

Aplikacioni thuhet se nuk do të tregojë histori të hollësishme mjekësore, por përkundrazi thjesht një mesazh të thjeshtë nëse jeni ose nuk jeni vaksinuar, ose nëse jeni ose nuk jeni testuar kohët e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *