Vendosni fjalën kyçe....

Skandali me “silikon miks”, Arta Marku kërkon nisjen e hetimeve për Niko Peleshin


Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar hetimin e ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, pas skandalit të lejimit të shitjes së kimikatit “silikon miks”.

Ky pesticid po shitej në Shqipëri si pleh kimik, por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë inspektet që dëmtonin qershitë.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kjo është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi. Nisur nga kjo, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion asa të Tiranës, për mënyrën se si e ka trajtuar këtë çështje.

Shitja e këtij pesticidi po bëhej edhe pse nga specialistët e Laboratorit Shtetëror thonin se “silikon miks” nuk ishte pleh kimik.

Sipas toksikologut Zihni Sulaj, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

Tashmë letra me firmën e ish ministrit është në dorën e prokurorëve.