Vendosni fjalën kyçe....

Hapet tregu në Korçë, fermerët lejohen të shesin vetëm gjatë natës


Pas protestës së fermerëve që nuk u lejuan dje të shisnin në tregun e shumicës, bashkia e Korçës ka vendosur një orar të ri për ta.

Fermerët do të lejohen të shesin vetëm gjatë natës, në harkun kohor nga ora 24 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit. Po ashtu ata duhet të pajisen edhe me licencë nga bashkia, që të mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës.

Ditën e djeshme Bashkia e Korcës i ndaloi fermerët të futen në tregun e shumicës, ndaj këta të fundit protestuan duke derdhur mallin në rrugë.

Fermerët e fshatrave të Korçës për gati 2 dekada kanë shitur në tregun me shumicë të fruta perimeve. Bashkia vendosi të mos i lejonte të tregtonin prodhimet e tyre, pas ankesave të tregtarëve të Markatës së Re për konkurencë të pandershme.

Bashkia i kërkon regjistrimin me nipt të tregtarit që përkthehet në detyrim mujor 6-8 mijë lekë në muaj për bashkinë.

Fermerët për gati një orë dje bllokuan një segment të unazës së qytetit duke paralizuar trafikun dhe duke krijuar radhë të gjata mjetesh.

Tregtarët e Markatës nga ana tjetër u mblodhën para bashkisë për të kërkuar mos lejimin e fermerëve të shesin me kilogram në tregun e Shumicës dhe uljen e qirave në ambientin ku ushtrojnë aktivitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *