Vendosni fjalën kyçe....

7 viktima nga rrëzimi i një avioni në Filipine


Shtatë persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një zonë pranë kryeqytetit filipinas, Manila, thanë autoritetet.

Përplasja shkaktoi zjarr dhe u desh ndëërhyrja e zjarrfikësve për ta shuar atë.

Autoriteti i Aviacionit Civil Filipinas tha se aeroplani, i cili ishte në një fluturim evakuimi mjekësor nga Dipolog, një qytet në jug të Manila, ishte zhdukur nga radari për arsye të panjohura në kohën e përplasjes.

Shtatë trupa janë gjetur deri më tani dhe besohet se të tetë personat që ishin në aeroplan janë vrarë në përplasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *