Vendosni fjalën kyçe....

“Mbaje mend, do vij të të gjej” – Djokovic nxehet keq me tifozin në “US Open” (Video)


Tenisti serb Novak Djokovic u pa tejet i inatosur teksa bënte nxemjen përpara ndeshjes kundër rivalit amerikan Denis Kudla. Sportisti po përgatitej ndërsa një tifoz nga prapa krahëve thotë diçka që mesa duket nuk i pëlqeu.

Më tej Djokovic e ndali nxemjen dhe u afrua për t’u përballur me tifozin dhe siç shihet në video i thotë atij: “Do vij të të gjej. Më beso, do të të gjej.”

Djokovic e mposhti tenistin amerkan Kudla në ndeshjen e vlefshme për “US Open” me rezultatin 3-0 dhe në ndeshjen tjetër do përballet me Stan Wawrinka të Zvicrës.

Kur u pyetën pas ndeshjes në lidhje me incidentin me tifozin Djokovic tha se do e gjente tifozin për t’i ofruar një pije.

“Më pëlqeu djali. Unë do e qeras me një pije. Unë mendoj se ai më bëri një favor. Edhe pse ai nuk donte të më bënte një favor, ai më bëri një favor, një favor të madh.” – shtoi Djokoviç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *