Vendosni fjalën kyçe....

Tre burra bëhen bashkë për të rrahur një grua


Tre burra janë bërë bashkë për të rrahur një grua në qytetin e Suharekës në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, gruaja e dhunuar është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital, kurse tre sulmuesit janë arrestuar.

 “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *