Vendosni fjalën kyçe....

Leonardo DiCaprio dhuron 5 milionë dollarë për të shpëtuar Amazonën


 

Me krizën me të cilën po përballet Brazili tani për të shpëtuar Amazonën nga flakët, aktori Leonardo DiCaprio ka dhuruar 5 milion dollarë për të ndihmuar në ruajtjen e pyllit.

Siç shkruan “Variety“, organizata e sapokrijuar e DiCaprios e quajtur “Earth Alliance”, ka premtuar 5 milion dollarë për ruajtjen e pyjeve të shiut në Amazonë.

Amazon Forest Fund po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazoës  ndërsa zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.

Amazona ka shumë nevojë për burime për të luftuar zjarret që kanë përfshirë pyjet masive tropikale.

Amazona është pylli më i madh në botë, që ndodhet në tetë vende dhe prodhon 20 përqind të oksigjenit të tokës. Shpesh quhet “mushkëria e planetit” për shkak të sasisë së oksigjenit që prodhon.

DiCaprio ka bërë disa herë thirrje në rrjetet e tij sociale për ruajtjen e Amazonës.