Vendosni fjalën kyçe....

Avioni rus përplaset me një tufë zogjsh, detyrohet të ulet në arat me misër (VIDEO)


Një avion i linjës ajrore Ural Airlines i Rusisë në të cilin ndodheshin 226 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, u detyrua të ulej në një fshat afër Moskës pasi u përplas me një tufë zogjsh.

Linja ajrore konfirmoi se avioni menjëherë pas nisjes nga aeroporti Zhukovsky i Moskës, papritur u godit nga disa zogj që dukeshin si sorra.

Si rezultat, avioni u detyrua të ulej me bark në një fushë misri rreth 1 km larg pistës.


Drejtori i Përgjithshëm i Ural Airlines, Sergey Skuratov, tha se goditja nga shpendët ishte diçka e pazakontë.

“Është mjaft e rrallë, ndodh ndoshta një herë në 50 vjet.”, tha ai.

Për fat të mirë, nuk pati asnjë shpërthim flakësh nga incidenti dhe askush nuk humbi jetën.

Megjithatë, 23 pasagjerë – mes tyre pesë fëmijë – morën lëndime të vogla dhe u shtruan në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=b1DXEm6eLD0

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *