Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tre makina në Lushnjë – 2 prej tyre përfundojnë në kanal, tjetra zhduket


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje, ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur ‘Bishtqethëm’ pranë ‘pushimit të shoferit’.

Dy prej automjeteve të përfshira në aksident kanë përfunduar në kanalin anash autostradës, ndërsa makina e tretë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat janë dërguar në spital. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *