Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra besimtarë myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, mesazhi i kryetarit të KMSH-së


Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Në vendin tonë, besimtarët kanë falur në orët e para të mëngjesit namazin e Kurban Bajramit, që shoqërohet më pas me prerjen e kurbaneve.
Një rit ky, që nis që nga periudha e Profetit Ibrahim (Abraham).

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha Spahiu.

Kryetari i KMSH-së shtoi se gjatë fjalës së mbajtur në Sheshin Skënderbej, në haxh morën pjesën 400 shqiptarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *