Vendosni fjalën kyçe....

Veshur me të kuqe bën simbolin e shqiponjës, mesazhi i Metës nga Prevalla (VIDEO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, vijon me pushime në Prevallë. Mëngjesin e sotëm ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” një video nga një ujëvarë në Prevallë, ku shfaqet i veshur në rroba në ngjyrë të kuqe dhe teksa bën shqiponjën me duar.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!“, shkruan Meta krahas videos.

Pavarësisht se në gusht ai nisi pushimet në Prevallë, presidenti nuk ka ndalur së qeni aktiv dhe u ka bërë vazhdimisht thirrje palëve politike të dialogojnë si dhe të marrin pjesë në zgjedhjet që ai ka dekretuar më 13 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *