Vendosni fjalën kyçe....

Kamionisti shqiptar përplas për vdekje dy punëtorë italianë


Një emigrant shqiptar në Itali, i cili punonte si shofer kamioni i ka shkaktuar vdekjen dy punëtorëve. Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 9 në autostradën A14, në afërsi të Bolonjës, rreth orës 11:00 të ditës së djeshme.

Mediat italiane shkruajnë se një 62-vjeçar me origjinë shqiptare, ka përplasur për vdekje dy punëtorë italianë, që po punonin për sinjalizimin rrugor të autostradës, në një kantier të bllokuar nga qarkullimi rrugor.

Dy punonjësit Antonio Pizutelli, 38 vjeç, dhe Salvatore Vani, 45 vjeç, po përfundonin ndërtimin e sitit, të domosdoshëm për rindërtimin e shenjave rrugore.

Por janë përplasur për vdekje nga shoferi shqiptar i automjetit të mjeteve të rënda. Shqiptari me kamion ka rrezikuar të përplasë edhe një person të tretë.

Ai është vënë nën hetim për vrasje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *