Vendosni fjalën kyçe....

Eliza Dushku bëhet nënë për herë të parë, emri i veçantë që ka zgjedhur për djalin (FOTO)


     

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është bërë nënë për herë të parë. Ditën e sotme aktorja ka zbuluar për fansat në rrjetet sociale se ka ardhur në jetë djali i saj, duke publikuar foton e parë të vogëlushit.

Në fotografi shihet bashkëshorti i saj Peter Palandijan, duke mbajtur në krahëe të porsalindurin. Dushku ka zbuluar dhe emrin që ka zgjedhur për vogëlushin.

 “A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, shkruan aktorja krahas fotos.

Eliza Dushkun më pas fansat dhe miqtë e kanë mbushur me urime nëpër komente, por mes tyre dallon komenti i bashkëshortit.

 “Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan Palandijan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *