Vendosni fjalën kyçe....

‘Drejtues institucionesh e të ZVRPP-së së Beratit bashkëpunëtorë në grabitjen e lulishtes së qytetit me doikumente false’ – Denoncimi


Një qytetar nga Berati ka denoncuar atë që sipas tij është përvetësim me kontratë fiktive.

Qytetari shkruan se me kontratë fiktive është përvetësuar lulishtja e lagjes Çlirim të qytetit të Beratit.

Në këtë përvetësim fals janë përfshirë sipas denoncuesit, drejtues institucionesh e drejtues të ZVRPP-së së qytetit dhe aty pritet të ndërtohet një pallat.

‘Denoncohet grabitja e lulishtes se qytetit te Beratit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital. sv

Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt‘ – shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *