Vendosni fjalën kyçe....

Makina aksidentin këmbësoren në Elbasan, shoqërohet drejtuesi i mjetit


Një aksident ka ndodhur në Elbasan ku një makinë përplasi këmbësoren.

Nga plagët e marra nga aksidenti këmbësorja me iniciale M.H është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit J.Gj 27 vjeç banues në Elbasan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.Gj., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.H., e cila është transportuar në Spitalin e  Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materiale hetimor i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *