Vendosni fjalën kyçe....

Franca takime me Iranin për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore


Këshilltari diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Macron ishte sot në Teheran për t’u përpjekur të ruajë marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane të vitit 2015 dhe të kërkojë një mënyrë për të ulur tensionet mes Republikës Islamike dhe Uashingtonit.

Emmanuel Bonne u takua me kundëradmiralin Ali Shamkhani, që është sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif dhe zëvendësin e tij, Abbas Araghchi.

“Misioni i tij është që të përpiqet të krijojë hapësirë diskutimesh për të evituar një përshkallëzim të pakontrolluar, ose një aksident”, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, ndërkohë që rritja e tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit rrit frikën për një nxehje të situatës edhe në rajonin e Gjirit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *