Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Soros hartues i projektit luftënxitës në Ballkan. Dega Kosovë përpiqet të përgënjeshtrojë atë Beograd


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar miliarderin George Soros dhe Fondacionet e tij se po bëjnë çmos për të realizuar projektin e Serbisë së madhe dhe për hartimin e një projekti për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës që nxit luftën në Ballkan.

Berisha thekson se përpos kësaj, Fondacioni Soros në Kosovë kërkon të mbulojë origjinën e projektit të Serbisë së Madhe, që e ka zanafillën në projektin e këtij fondacioni, dega Beograd.

Berisha i referohet shkrimit të publikuar në Hashtag.al lidhur me qëndrimin e shefit të Fondacionit Soros në Kosovë, Luan Shllaku, i cili shkruante para pak ditësh se ky shkrim mbi projektin e Fondacionit Soros për shëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ishte i pabazuar, manipulativ dhe abuziv.

Soros Kosova perpiqet te pergenjeshtroje Soros Beogradin!

Te dashur miq, Kryespekullanti i planetit, ne te gjitha qendrimet e tij nje armik i eger i shqiptareve, George Soros, qe ka vendosur te gjithe potencialin e tij per krijimin e Serbise se Madhe, eshte njekohesisht edhe hartuesi me fondacionin e tij ne Beograd i variantit me te fundit te ketij projekti luftenxites per Ballkanin.

Projekti i Fondacionit Soros Beograd i coptimit te Kosoves per llogari te Serbise se Madhe u publikua dhe komentua gjeresisht nga mediat e vendit dhe rajonit. Ai u afishua me krenari ne faqen zyrtare te ketij Fondacioni.

Ne funksion te ketij projekti u angazhuan me te gjithe fuqite, pabesite dhe poshtersite e tyre trojka antikombetare Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiq.

Ne funksion te ketij projekti ishin edhe udhetimet e shpeshta te kryespekullantit te planetit Soros ne aksin Beograd-Prishtine-Tirane.

Qendrimet antishqiptare pro serbe te Soros dhe fondacionit te tij datojne me fillimin e viteve 90, periudhe ne te cilen u perzune nga Shqiperia si agjent te sherbimit sekret te Serbise perfaqesuesit te fondacionit ne Tirane, Fran Nazi dhe Fred Abraham.

Ajo qe te ben pershtypje eshte perpjekja absurde e Fondacionit Soros ne Prishtine per te mbuluar e maskuar origjinen e projektit te Serbise se Madhe per coptimin e Kosoves.’ – shkruan Berisha në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *