Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset rëndë me motor 32-vjeçari në Bulqizë, sillet me urgjencë në Tiranë


Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti me motor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur Sulejman Llani.

Ai po udhëtonte nga Bulqiza drejt Shupenzës dhe dyshohet se pasi ka humbur drejtimin e motorit është përplasur me barrierat e rrugës e më pas ka dalë nga rruga.

I riu ka marrë fraktura të rënda në kokë dhe është dërguar me shpejtësui në spitalin e Traumës në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *