Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Butaloviç


Momir Bulatoviç, i cili ka qenë president i Malit të Zi gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ka ndërruar jetë të dielën në moshën 62-vjeçare

Bulatoviç ndërroi jetë në shtëpinë e familjes së tij, pranë kryeqytetit malazez të Podgoricës, tha Milan Kneževiç për “The Associated Press”.

Knezeviç, një bashkëpunëtor i vjetër i ish-presidentit, tha se Bolatoviç me sa duket kishte pësuar një infarkt.

Bulatoviç shërbeu si president i Malit të Zi nga viti 1990 deri në 1998. Ai ishte aleat i presidentit të atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç, i cili shihet gjerësisht si nxitësi kryesor i luftërave etnike që pasuan shpërbërjen e ish-federatës jugosllave.

Bulatoviç ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, së bashku me Milo Gjukanoviç. Por të dy u ndanë kur Gjukanoviç u largua nga Millosheviçi, për të çuar më në fund Malin e Zi drejt pavarësisë në 2006.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç i shprehu ngushëllimet e tij familjes së Bulatoviç, duke thënë se ai do të mbahet mend për “ndjekjen e vazhdueshme të politikës së bashkimit midis Serbisë dhe Malit të Zi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *