Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtari filmon nga brenda përplasjen dhe shpërthimin në flakë të avionit (Video)


Një udhëtar ka filmuar nga brenda uljen emergjente dhe shpërthimin në flakë të avionit. Incidenti i rëndë ndodhi në Siberi dhe videoja është publikuar në internet.

Dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në incidentin tragjik. Videoja thuhet se ishte filmuar nga një pasagjer i aeroplanit, i cili u rrëzua pasi doli nga pista dhe shpërtheu në flakë pasi u përplas në një ndërtesë shërbimi.

Aeroplani i pasagjerëve duhej të bënte ulje në Nizhneangarsk në Buryatia pasi një nga motorët e tij thuhet se u prish në mes të fluturimit.

Kapiten i fluturimit dhe një mekanik u vranë në incident, ndërsa 42 vetë u shpëtuan me sukses nga avioni i djegur para se zjarri të përhapej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *