Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona kërkon një mbrojtës, hedh sytë nga anësori i Milanit


Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë, dhe mesa duket atë e ka gjetur tek Milani.

Bëhet fjalë për Rikardo Rodrigez, të cilin drejtuesit katalanas e shikojnë si një alternativë shumë të mirë të Xhordi Alba. Pas një transferimi të mundshëm të Nejmar, tek Barcelona do të mundohen të bëjnë një merkato jo me shumë shpenzime.

Ai vlerësohet nga kuqezinjtë rreth 15 milionë euro, dhe pikërisht kjo shifër nuk pritet të jetë problem për katalanasit. Javën e ardhshme pritet të nisin edhe negociatat, për transferimin e 26-vjeçarit në “Kamp Nou”.