Vendosni fjalën kyçe....

Pas Bashës, dhe Vasili në zyrën e Metës


Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka dërguar Petrit Vasilin në takimin me presidentin Ilir Meta, për të diskutuar lidhur me krizën politike në vend.

Pas Lulzim Bashës, në Presidencë vajti dhe Petrit Vasili, i cili besohet se ka diskutuar me presidentin për caktimin e mundshëm të një date tjetër zgjedhjesh dhe për zgjidhjen e krizës politike.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, shkruan Meta.

Presidenti ftoi edhe kryeministrin Edi Rama në takim, duke i lënë kohë deri në orën 13:00, mirëpo  ai vijon ta refuzojë ftesën e presidentit.

Edhe pse Presidenti mbërriti në Presidencë që në orën 05:00 siç kishte deklaruar, Rama flitet se ka shkuar për not në një ambjent privat fare pranë Presidences pasi aty është parë eskorta e tij.

“Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, kjo ishte përgjigja ironike që Rama i dha dje Metës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *