Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj reagon pas molotovit në KZAZ-në e Vaut të Dejës: Ligji do veprojë, shenjë skizofrenie e PD-së


Menjëherë pas përplasjeve në Vaun e Dejës ku është hedhur molotov në KZAZ-në e kësaj zone, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në reagimin tij, Lleshaj thekson se ligji do veprojë dhe se kjo është shenjë skizofrenie politike e PD-së sipas tij.

“Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”-shkruan Lleshaj.