Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në familje, burri plagos me thikë gruan në Fushë-Krujë


Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja ka goditur këtë mëngjes me thikë bashkëshorten e tij. Policia e ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet G.Gj, ndërkohë që gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Aktualisht 37 vjeçarja me inicialet A.Gj., ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.  Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit burrë e grua.

 “Policia shpall në kërkim një shtetas për veprat penal “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje ” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit ky shtetas, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj.,37 vjeçe,banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *