Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Besim Beqaj i dorëzon dorëheqjen Ramush Haradinajt


Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga ky post, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kjo lëvizje e Beqajt vjen një ditë pasi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pjesë e së cilës është edhe Beqaj, bëri thirrje që të gjithë zyrtarët me aktakuza të ngritura për korrupsion të lirojnë postet në institucionet e vendit.

Beqaj akuzohet për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës se Kosovës.

Në një konferencë për media, Beqaj ka thënë se vepra penale për të cilën është duke u gjykuar nuk ka elemente të veprës së korrupsionit.

“Jam i bindur që këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe se drejtësia do të vërtetojë këtë. Unë besoj që drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time. Aktakuza që unë përballem ka një mal të metash që në fillim është aplikuar si një drejtësi selektive. Gjatë angazhimit tim politik jam udhëhequr nga dy ndarje themelore zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi.”, tha Beqaj.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se vendimi për largimin e njerëzve nën akuza nga postet publike, nuk e paragjykon fajësinë e zyrtarëve të kësaj partie politike, që janë në procese gjyqësore, por i ofron mundësi drejtësisë të kryejë punën e vet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *