Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 11 kg kanabis, arrestohen 4 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë


4 persona janë ndaluar në Elbasan pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata janë ndaluar në flagrancë gjatë operacionit ‘Palestra’ pasi në mjetin e drejtuar nga njëri prej tyre janë gjetur 11 kg kanabis.

Të arrestuarit akuzohen se do e shpërndanin drogën në qytetin e Elbasanit.

“Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit. Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA” Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.

Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *