Vendosni fjalën kyçe....

Digjen gjatë natës 2 makinat e kryetares së PD-së në Ulëz


Digjen gjatë natës dy makina të kryetares së Partisë Demokratike në Ulëz, Gjelina Kalthi. Ajo është njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat.

Mësohet se dy automjetet e djegura ishin parkuar pranë banesës së saj.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

“Në datën 07.06.2019, rreth orës 02:40, është marrë njoftim se në Ulëz, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetasit F.K. të parkuara pranë banesës së tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *