Vendosni fjalën kyçe....

U konfliktua me mjekët në spital, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili ishte konfliktuar me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit rajonal.

I riu me inicialet D.K shkoi për ndihmë mjekësore pranë spitalit por më pas u konfliktua me stafin mjekësor. Ai kundërshtoi me dhunë dhe forcat e policisë.

“Konfliktohet me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *