Vendosni fjalën kyçe....

E quan “të pashme”, Joe Biden kritikohet për gjestin me 10-vjeçaren (VIDEO)


Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka shkaktuar shqetësim te amerikanët, pasi gjatë një takimi të fushatës, ka thirrur një vajzë të vogël “të pashme”.

Vajza 10-vjeçare  e pyeti Biden mbi ndarjen politike në SHBA, por ai iu afrua dhe i tha: “Vë bast se ju jeni aq e zgjuar sa jeni dhe e bukur”.

Më pas ai pyeti vajzën se cila ishte lënda e saj e preferuar. Kur 10-vjeçarja u përgjigj se ishte gazetaria, ai e solli atë para mediave dhe duke vunë duart mbi shpatullat e saj.

Gazetarja e Washington Postit, Felicia Sonmez, e quajti këtë “çast të çuditshëm”. Shumë prej gazetarëve vazhdonin më tej, duke thënë se ndërveprimi tregonte një “mungesë tronditëse vetëdijesimi”.

Senatori Mike Gravel, kandidat për president, kritikoi se “sjellja ngjethëse e Bidenit rreth vajzave të reja” nuk është “diçka që duhet lënë pas dore”.

Sidoqoftë, jo të gjithë mendonin se momenti ishte problematik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *