Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho: Zgjedhje farsë në Akademinë e shkencave, këtë planifikon Rama dhe më 30 qershor


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e sotme për Akademinë e Shkencave. Ai i quan zgjedhje “farsë” ndërsa shton se është e njëjta gjë që planifikohet të ndodhë dhe më 30 qershor me zgjedhjet lokale.

“Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave, janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelekktuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion.

Kjo është një tjetër dëshmi se si pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, është ajo që Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor”, thotë Spaho.

Mes të tjerash, Spaho shpreh dhe angazhimin e Partisë Demokratike për të ndaluar abuzimet me Akademinë e Shkencave dhe proceset false zgjedhore.

“PD shpreh një angazhim publik ndaj gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se, do të angazhohet me vullnet politik për të garantuar që organet kopetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim.

Do të angazhohet për opozitë në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual, duke konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik.

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitiminetin dhe paligjshmërinë e çdo kryetari dhe çdo kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur dhe mund të ndodhë më pas”, thotë Spaho.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *