Vendosni fjalën kyçe....

Rihana arrin sukses edhe në industrinë e modës, bashkohet me kompaninë e njohur


Grupi i mallrave luksoze franceze (LVMH) po lançon një markë të re, me këngëtaren Rihanna, duke u bazuar në një ndërmarrje të përbashkët të mëparshme për t’u degëzuar tashmë në veshje, këpucë dhe aksesorë.

Etiketa, e cila do të bashkohet me një sërë marka të tjera të njohura, si Louis Vuitton, Moet dhe Chandon champagne, do të quhet Fenty, ashtu si dhe mbiemri i krijueses.

LVMH bëri me dije se lançimi do të bëhej shumë shpejt dhe pritej në pranverë të vitit 2019.

Drejtuesi miliarder i LVMH, Bernard Arnault tha në një deklaratë se grupi do ta mbështeste atë me një ekip të posaçëm dhe burimet e duhura, megjithëse nuk dha detaje financiare.

Kompania e krijuar më herët nga këngëtarja, që mban emrin Fenty Beauty, ka arritur në gati 500 milionë euro shitje, deri në fund të vitit 2018.