Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbulon programin qeverisës të PD-së, i prerë nga Korça: S’ka zgjedhje me Ramën


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka deklaruar nga Pogradeci, ku u takua me qytetarët dhe mbështetësit e kësaj force politike, se pa lirinë e votës nuk mund të arrihet asgjë e mirë dhe i ftoi ata që të marrin pjesë në protestën e 11 majit.

“Studentët dhe rinia në krah të betejës sonë për të larguar një qeveri të dalë nga blerja e votave me krimin dhe, me zgjedhje të lira, të votojë një qeveri që ka prioritet punësimin dhe arsmin cilësor.

Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen.

Modeli i Edi Ramës për rininë është krimineli. Trafikantët nuk i fut në burg, por i promovon, i bën biznesmenë, deputetë, kryetarë bashkie. të talentuarit, të aftët, të zgjuarit,  Rama i largon në emigracion.” – tha Basha.

Më tej Basha tha se Partia Demokratike do zbatojë sistemin gjerman të trajnimit duke u dhënë studentëve të mësojnë dhe pjesën tjetër të praktikohen. Ndërsa shtoi se PD do dyfishojë buxhetin e arsimit.

“PD do të zbatojë sistemin gjerman të trajnimit dual. Studentët mësojnë 50% të kohës në auditor, 50% të kohës në praktikë. Për t’u futur në tregun e punës, një vit praktikë me 300 mijë lek të vjetra në muaj.

Kjo qeveri ka shpenzuar 0 lekë për trajnimin profesional të rinisë. PD do të hapë shkollat e mbyllura profesionale. Plani ynë është dyfishim i buxhetit të arsimit, sepse arsimi është prioritet kombëtar.  

Beteja u nis nga studentët në dhjetor, kundër shkatërrimit të arsimit të lartë, tarifave më të larta, çmimeve më të larta për arsim me cilësinë më të dobët në Europë. Plani i PD dyfishon buxhetin e arsimit të lartë me 74 milionë usd më shumë, që Edi Rama i shpenzon për luksin e zyrave të tij, për udhëtime me avion dhe për automjete të shtrenjta. Studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj, përfitojnë subvencion 100% të tarifës univeristare. Ata  me mbi 640 mijë lek,  paguajnë vetëm gjysmën e tarifës. 5 milionë usd mbulojnë me bursë studentët e varfër. Me planin tonë për arsimin e lartë, pamundësia ekonomike e familjes, nuk do të jetë pengesë për asnjë të ri që të shkojë në universitet.

27 milionë USD do të përdorët për infrastrukturën universitare, konvikte, auditorë, laboratorë.” – shtoi Basha.

Në fund Basha tha se me Edi Ramën nuk mund të ketë zhvillim e zgjedhje dhe vizioni europian i vendit mund të realizohet vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ky vizion realizohet vetëm me një qeveri të zgjedhur me votë dhe jo të diktuar nga interesat e krimit dhe të oligarkëve. Pa fituar betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, asnjë betejë tjetër nuk mund të fitojmë.

Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka ide. Miqtë e tij, që vijnë për qokat e fundit para se t’u mbarojë mandati, nuk e shpëtojnë dot nga ky realitet. Është Edi Rama pengesa kryesore për Shqipërinë europiane.

Beteja e vetme për Europën është beteja që zhvillojmë ne së bashku. Shansi i vetëm për Shqipërinë europiane është fitorja e kësaj beteje. Më 11 Maj dhe javët më pas përcaktohet fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *