Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i Metës reagon ndaj Shahinit: Ministrja të ndjekë ligjin nëse nuk është dakord me argumentet e Presidentit


Zëdhëni i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së Ministres Shanini kundrejt vendimit të kreut të Shtetit Ilir Meta për rektorin Koni.

Sipas zëdhënësit, Meta ka folur me argumente ligjore duke rrëzuar propozimin për shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni.

Më tej në reagimin e tij, Blushi shkruan se Ministrja të vazhdojë me procedurat ligjore dhe të lejë retorikat boshe nëse nuk është dakord me argumentet e Presidentit.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumente ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentet ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre”-thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *