Vendosni fjalën kyçe....

Martohet mbreti tajlandez, çon në altar shefen e gardës personale


Mbreti tajlandez Maha Vajiralongkorn zyrtarisht mori fronin në dhjetor 2016, dy muaj pas vdekjes së babait të tij, Mbretit Bhumibol Adulyadej, në tetor 2016.

Mbreti Thai Maha Vajiralongkorn është martuar me Suthida Tidjai në një ceremoni private, ish-komandantin e njësisë së truprojës së tij personale duke u kthyer menjëherë në mbretëreshë të vendit aziatik.

Sutida, një ish-drejtuese e fluturimeve në “Thai Airways” dhe një oficer ushtarake 40 vjeçare, u emërua zëvendëskomandante e rojeve të Mbretit në vitin 2014.

Mediat tajlandeze spekuluan rreth natyrës së marrëdhënieve të tyre, në vitet pas divorcit të Vajiralongkorn nga ish-gruaja e tij, Srirasmi Suwadee në 2014, por këto raporte nuk u konfirmuan asnjëherë.

Suthida u bë komandante e Njësisë së Operacioneve Speciale të Gardës së Mbretit dhe u promovua në rangun e gjenerales në dhjetor 2016, menjëherë pas hipjes në fron të Vajiralongkorn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *